Sot më datë 21.11.2023 u zhvillua një tryezë e rrumbullakët në kuadër të bashkëpunimit midis 2 institucioneve të arsimit të lartë, Kolegjit Universitar Wisdom dhe Kolegjit Universitar Qiriazi

Tema e takimit kishte në focus planin kombëtar për integrimin evropian 2023 – 2025, arritjet dhe prioritetet si dhe pritshmëritë që Ministria e Arsimit dhe Sportit ka nga Institucionet e Arsimit të Lartë për të arritur sa më me rigorozitet dhe efikasitet zbatimin e planit kombëtar për integrim.

Zv. Rektori I Kolegjit Universitar Wisdom, Prof. Dr. Bajram Hysa hapi takimin me fjalën e tij përshëndetëse dhe I uroj mirëseardhjen stafit akademik te Kolegjit Universitar Qiriazi. Rektori I Kolegjit Universitar Qiriazi Prof. Dr. Maksim Meço theksoi bashkëpunimin e frytshëm midis dy institucioneve, si dhe çfarë do të ishte me interes të punohej në terma afat shkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë. Të dy institucionet përfaqësoheshin nga figura të njohura në fushën e arsimit të lartë dhe me experience shumë vjeçare në fushat e tyre përkatëse. U diskutua rreth prioriteteve që Ministria e Arsimit dhe Sportit ka për të përbushur edhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Agjendës së Kombeve të Bashkuara 2030, ku Shqipëria është zotuar për t’i përmbushur dhe për të qenë pjesë në një të ardhme të afërt e Bashkimit Europian. Plani Kombëtar për Integrimin Evropian 2023 – 2025 i referohet në mënyrë të përgjithësuar, zbatimit të strategjisë kombëtare të arsimin, si një ndër prioritetet e kapitullit 26, me fokus në “sigurimin e arsimit gjithëpërfshirës dhe cilësor”. Bazuar në Progres Raportit të vitit 2022, Shqipëria është mesatarisht e përgatitur në fushën e arsimit dhe kulturës. Është bërë progres në miratimin e Strategjisë Kombëtare të Arsimit 2021 – 2026 dhe planit të veprimit.

Ky takim përfundoi me një qasje proaktive ndaj diskutimeve, ku u vendos që kjo teme nxit shumë ide të cilat ndihmojnë në zhvillimin institucional si dhe atë profesional të stafit akademik dhe që do të ishte me interes nëse do të zhvillohet në nivel kombëtar dhe të ftoheshin institucionet e arsimit të lartë.