Moduli Jean Monnet ‭ ‬“‭Multilinguizmi, edukimi gjuhësor dhe dialogu ndërkulturor në BE‬”‭ ‬ofron‭ ‬një‭ ‬pasqyrë‭ ‬të historisë, vlerave dhe rëndësisë së studimit të Bashkimit Evropian. Ai jep njohuri mbi strukturën dhe politikat e BE-së. Në mënyrë të veçantë, mbulon aspektet kyçe të politikës gjuhësore dhe edukimit gjuhësor në një ‭ ‬numër‭ ‬ ‭ ‬shtetesh‭ ‬anëtare të ‭ ‬Bashkimit‭ ‬Evropian‭ ‬dhe‭ ‬shtete‭ ‬të‭ ‬tjera joanëtare, dhe analizon sfidat me të cilat përballet komuniteti evropian në zbatimin e politikave gjuhësore‭ ‬dhe‭ ‬arsimore.‭ ‬Më‭ ‬konkretisht,‭ moduli ‬analizon‭ ‬funksionet‭ ‬e‭ ‬institucioneve‭ ‬kyçe evropiane dhe shqyrton formimin dhe zbatimin praktik të mekanizmave mbrojtës për gjuhët zyrtare dhe jozyrtare brenda BE-së, me theks te gjuhët e pakicave dhe atyre autoktone. Për këtë qëllim, studentët do të kenë njohuri të thella rreth asaj çka BE-ja po bën për të promovuar shumëgjuhësinë, për të mbrojtur të drejtat gjuhësore të personave, për të luftuar diskriminimin ndaj njerëzve që i përkasin një pakice/grupi etnik si dhe respektimin e diversitetit kulturor, fetar dhe gjuhësor në Evropë. Moduli propozon një analizë të thellë të katër shtyllave qendrore të politikës gjuhësore të BE-së, që lidhen me planet gjuhësore të BE-së për të promovuar barazinë dhe‭ ‬përdorimin‭ ‭e‭ ‬gjuhëve‭ ‬ ‭ ‬evropiane‭ ‬si‭ ‬dhe‭ ‬mbrojtjen‭ ‬e‭ ‬‭gjuhëve‭‬ ‭të‭ ‬‬rrezikuara‭ ‬ ‭ ‬të‭ ‬Evropës; projektet‭ ‬evropiane‭ ‬për‭ ‬të‭ ‬ rritur përfshirjen‭ sociale‭ ‬të‭ ‬ grupeve të‭ ‬pafavorizuara‭ ‬ ‭ ‬si‭ ‬dhe promovimin e të drejtave gjuhësore; iniciativa për të promovuar mësimin e të paktën dy gjuhëve të huaja nga qytetarët evropianë dhe promovimin e përkthimit dhe interpretimit si mjete bazë të komunikimit ‭midis‭‬ rajoneve‭‭ ‬evropiane.‭ ‬Një ‭fokus‭‭ ‬i veçantë ‭ ‬i‭ ‬‭ ‬kushtohet‭ ‬ politikës së gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, gjuhës së pakicave, si dhe arbërishtes.