Programi i studimit të ciklit të dytë Master i Shkencave “E Drejtë Civile dhe Tregtare”

Studentët që do të regjistrohen në këtë program studimi duhet të kenë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit për drejtësi sipas sistemit të Bolonjës. Një avantazh për studentët që do të regjistrohen në program do të ishte njohja e një apo disa prej gjuhëve të huaja si vijojnë: Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht dhe Spanjisht. Në këtë mënyrë këto studentë do të kenë mundësi të shfrytëzojnë literaturën bashkëkohore e cila disponohet kryesisht në gjuhët e përmendura. Profili i studentëve që do të diplomohen në këtë program do të jetë i përshtatshëm sidomos për praktikantët e të drejtës, për ata që do të punojnë pranë shoqërive tregtare, si dhe pranë institucioneve shtetërore të cilat mbulojnë çështje të së drejtës civile dhe tregtare, përfshi organizma ndërkombëtare.