FINANCË-BANKË
Misioni i Departamentit të Ekonomisë, si pjesë integrale e
misionit të përgjithshëm të Kolegjit Universitar “Wisdom”
është t’i ofrojë tregut të punës një produkt cilësor, duke
formuar financierë dhe specialistë të sektorit banker me
njohuritë më të mira dhe më të reja, sipas përvojave më të
përparuara ndërkombëtare dhe vendase duke ofruar një
mësimdhënie të niveleve që synojnë cilësinë dhe standartet
e larta. Programi i studimit “Bachelor në Financë Bankë” i
referohet një një kursi studimesh në menaxhim që ka një
përmbajtje të zgjedhur me kujdes me këto objektiva:
– Të japë parimet bazë të teorisë së financës dhe bankave;
– Të zhvillojë parimet e financave dhe të bankave dhe metodat
që aplikohen në këto fusha të ekonomisë;
– Të përcaktojë modelet dhe mjetet e analizës për të përballur
me shpirt kritik çështje që lidhen me aspektet e financave
dhe bankave.