Miqtë e mi!
Kolegji Universitar “Wisdom” u vlerësua nga një panel ekspertësh, me Çmimin e Ekselencës
“Zhvillim i suksesshëm i një sipërmarrjeje në ambjente cilësore akademike”. Më lejoni të them se ndjehem tejet e nderuar, madje edhe e emocionuar që ndryshimi që sollëm në këtë kolegj në më pak se një vit, puna e palodhur e stafit tonë akademik e administrativ, janë shpërblyer me këtë cmim i cili na motivon për të vazhduar përpara me sfidat edhe më të mëdha që na presin. Kolegji Universitar Wisdom tashmë në ambientet e reja, garanton një cilësi sipas standardeve europiane. Me 12 programet e reja të studimit të cilat presim të akreditohen shumë shpejt, ne jemi të bindur se oferta jonë akademike do jetë edhe më e plotë në nivel kombëtar por edhe jashtë Shqipërisë. Një falenderim të veçantë do të doja të shprehja për zonjën Mimi Kodheli Kryetare e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme njëkohësisht Zv/Presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s si dhe Nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës Z. Andi Seferi për dorëzimin e këtij cmimi si dhe Dhomën e Tregëtisë për organizimin e shkëlqyer. Jam e bindur se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë që na pret së bashku.