• “Albania Economia” ka takuar pronarët e rinj të Kolegjit Universitar “Wisdom”, përgjatë inagurimit të godinës së saj të re. Lucia Catalano dhe Savino Cianci, sipërmarrësit italianë të cilët kanë punuar për shumë vite në fushën e formimit individual, tanimë marrin përsipër këtë Kolegj Universitar, të udhëhequr prej ideve të reja dhe inovative në fushën e formimit individual në Shqipëri. Përfshirja e Universitetit në projektin “Inclusiva-mente Insieme”, për ti dhënë vlera më tepër diversitetit në Masterin pasardhës më Europrojektim, një kampus mikëpritës për studentët e huaj, trajnime të përshtatura në përputhje me nevojat e studentëve, shkëmbime me kompani dhe sipërmarrje të njohura si në Itali ashtu edhe në Shqipëri, janë vetëm disa nga inovacionet e ndërmarra prej dy sipërmarrësve.
  • Lucia Catalano dhe Savino Cianci, kur e zbuluat Shqipërinë?
  • Kemi mbërritur në Shqipëri për herë të parë në vitin 2019 dhe kemi ngelur të mbrekulluar, edhe pse në të vërtetë e kemi studjuar prej kohësh. Kemi gjetur këtu një vend ekstremisht mikëpritës. Shqipëria është bërë pjesë prej kohësh e listës së dëshirave së vizitave turistike si një prej destinacioneve më perfekte me karakteristikat e saj si: është afër por sërish ngelet ekzotike, ka një bregdet dhe peisazhe malore të mrekullueshme, disa prej qendrave të saj përbëjnë një pasuri artistike e kulturore të paçmueshme, e për pasojë është normale që për sipërmarrësit është një vend i cili zgjon shumë interes kjo gjë në fakt edhe falë aktivitetit ekonomik të saj, i cili përherë e më tepër është nën një rritje tejet pozitive, të qëndrueshme, gjë e cila ka ndihmuar lidhur me procesin e antarësimit në BE dhe kërkesat e kërkuara prej tyre si kanditat potencial. Është një vend i përfshirë në investime ndërkombëtare dhe me një impakt pozitiv nën petkun e investimeve të huaja, gjë e cila do të ndihmojë në rritjen ekonomike në vitet e që do të vijnë, mbi të gjitha edhe sistemi tatimor dhe fiskal shqiptar është tepër i favorshëm për shoqëritë dhe investimet e huaja. Pra, kemi gjetur mundësi shumë të mira për të ndërmarrë sipërmarrje të reja, dhe në maj të 2019, kemi hapur universitetin tonë të formimit personal, i cili ka hasur menjëherë reagime pozitive prej tregut shqiptar.
  • Hapja e Kolegjit Universitar Wisdom, në kaq pak kohë, tregon në fakt ide të qarta dhe të parapërcaktuara. Si ka lindur ideja lidhur me këtë sipërmarrje?
  • Me vendosmëri kemi punuar prej vitesh në botën e formimit individual universitar dhe jo vetëm, për pasojë ishte tejet e thjeshtë të vendosnim, kur kjo mundësi na u ofrua, nuk bëmë as më pak e as më shumë sesa realizuam një ëndërr për të cilën e kishim e kishim hapur thuajse të gjithë rrugën paraprakisht për të vijuar, arritëm të punonim në kohë rekord, e arritur kjo edhe falë suportit të marrë në Shqipëri, specifikisht prej kompanive si: Fare Impresa, Confindustria Albania dhe ambasadës Italiane në Tiranë. Ata na kanë dhënë suportin e tyre maksimal në të gjitha fazat e kësaj sipërmarrjeje dhe cdo udhëzim të nevojshëm, që duhet thënë se na kanë ndihmuar në zhvillimin e vendit dhe ndihmojnë sipërmarrësit e rinj që duan të invesojnë në të.
  • Cfarë do të ngelë prej “Wisdomi-t të vjetër”, dhe cilat janë inovacionet e tij?
  • Në realitet “Wisdom-i i vjetër” sërish do të ngelë në thelb të asaj që ne do të punojmë, e në fakt objektivi është që të mund të arrijmë të inovojmë dhe jo të shkëputemi nga ajo që ka qënë. Personeli administrativ do të jetë i njejtë, organizimi solid, kompetent dhe i mirëstrukturuar, i cili ka pranuar këtë sfidë të re, do të qëndrojë, duke qënë se kanë lënë pas një emër të mirë pasi i kanë realizuar detyrat e tyre në mënyrë të përkryer. Por, në fakt inoacioni teknologjik, kërkimi shkencor, ndërkombëtarizimi në vetvete, vizioni europian dhe përfshirja e programeve të reja në universitet, do të jenë objektivi real dhe kryesor, për të cilin jemi gati që të përballemi me ndryshimet që janë aktualisht duke ndodhur jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën.
  • Është “Wisdom” një Universitet me një “frymë italiane” edhe lidhur me bashkëpunimet gjithashtu?
  • Në fakt po, na pëlqen ta imagjinojmë si një urë lidhëse mes dy vendeve, të cilët kanë qënë përherë të lidhur me njëri tjetrin, një shkëmbim kulturor, i cili sheh si protagonistë jo vetëm studentët ambiciozë por edhe profesorët, universitetet dhe shoqëritë e ndryshme. Kemi arritur të kemi suportin e disa prej profesorëve më të rëndësishëm, të cilët kanë krijuar historinë në universitetet italiane, ku mund të përmendim kordinatorin shkenor Aldo Brancati dhe stafin e tij, kemi marrëdhënie të drejtëpërdrejtë dhe marrëveshje të rëndësishme me disa prej shoqërive italiane më të rëndësishme dhe përmes studentëve tanë, kemi mundësinë të jetojmë një eksperiencë padiskutim, intensive, për tu pasuruar individualisht dhe pse jo këtë eksperiencë ta ndajmë gjithashtu edhe me komunitetin e gjerë, si një stimul për të krijuar brezin e gjeneratës së re. Bashkëpunojmë gjithashtu edhe me universitete të ndryshme italiane për realizimin e “Dual Degree” (titullit të përbashkët), përmes planeve të ndara të studimit, në mënyrë që në përfundim të ciklit të programeve mësimore, studentët do të kenë mundësinë të marrin një titull/diplomë e cila njihet nga cdo institucion i përfshirë në plan, si në Shqipëri po ashtu edhe në Itali.
  • Studentët italianë që vendosin të transferohen në Shqipëri, a do të kenë “një trajtim të posacëm” për ta prej Universitetit?
  • Në Shqipëri, studentët italianë do të mund të ndihen si në shtëpinë e tyre, sepse thuajse të gjithë e zotërojnë gjuhën italiane. Shqipëria është si Italia e gjyshërve të tyre, “një Itali e vogël” , madje edhe me legjislacionin shqiptar ka origjinë të përafërt, e mbi të gjitha mikëpritja zë vendin e parë. Ne si Universitet kemi përshtatur procesin e integrimit, përmes akreditimit të programeve ndërkombëtare, edhe për gjuhën italiane është vënë në dispozicion një kampus për të mikëpritur studentët e huaj, pra duke ndërmarrë një formim fillestar i cili përmbush kërkesat e secilit student individualisht.

 

  • Folët pak më parë lidhur me formimin e përfshirjen në Universitet, mund të na jepni ndonjë informacion më tëpër lidhur me këtë?
  • Me termin “përfshirje ”, i jemi referuar në fakt një strategjie të mirëformuar, në drejtim të pjesëmarrjes së leverdisshme të të gjithë studentëve, me objektivin e vetëm, vlerësimin maksimal të procesit të të mësuarit. Aktualisht jemi partnerë në projektin “Inclusiva-mente insieme”, dhe përmes klinikës së departamentit psikologjik, Wisdom është udhëhequr prej objektivit të mirëformimit të një familjeje dhe profesorëve, për të njohur rastet e ndryshme të diversitetit, si për shembull rritja e ndërveprimit dhe komunikimit me një person i cili është me aftësi të kufizuara apo me probleme të tjera shëndetësore, të cilat mund të jenë të përhershme ose të përkohshme. Përmes kësaj mënyre kapërcehet edhe ideja e përgjithshme e një mësimdhënieje “normale”, duke kaluar në vizionin e grupeve të karakterizuara nga pluraliteti dhe nevojat individuale. Në sferën didaktike, pasoja më e rëndësishme e këtij evolucioni në mësimdhënie, është tejkalimi i iluzionit se një strategji didaktike e standartizuar është e mundur. Didaktika e përfshirë duhet të jetë intensive dhe për pasojë një transferim i ambjentit edukativ, duhet ti përfshijë e favorizojë të gjithë studentët, dhe jo vetëm një student me aftësi të kufizuara. Shpresojmë që për sa më sipër të mund të kemi suportin e cdo institucioni, në mënyrë që të mund të përfitojë i gjithë komuniteti.

 

  • Tirana vlerësohet se do të mund të shndërrohet në një pikë referimi për start – upet në Europën Jugore. Si mendoni ti trajtoni kërkesat e ardhshme të të rinjve?
  • Përmes shfrytëzimit maksimal të potencialit të ofruar nga politikat për të rinjtë, promovimit të pjesëmarrjes së të rinjve në jetën demokratike, duke mbështetur angazhimin social dhe qytetar. Besojmë se të rinjtë duhet të përfitojnë nga ky moment fitimprurës për Shqipërinë, pasi qëllimi që kemi vendosur për ta është trajnimi i specialistëve të aftë për të kuptuar sa më mirë programin europian, fondin dhe iniciativat financuese, objektivat dhe përmbajtjet e programeve individuale, thirrjet përkatëse, dhe cdo element përcaktues të hartimit të një projekti, si në aspektin e respektimit të rregulloreve të BE, po ashtu edhe në aspektin e organizimit, menaxhimit dhe zbatimit të tyre. Për këtë arsye kemi kërkuar akreditimin e një programi të ri masteri në planifikimin europian, i cili i lejon studentët të përthithin njohuritë specifike për të vepruar në kuadrin e fondeve europiane dhe jo vetëm në prezantimin e projekteve komplekse në një treg tejet konkurues. Përmes tij do të jetë e mundur të kuptohen dhe shfrytëzohen mundësitë më të mira që ka komuniteti, përmes vënies në dispozicion të aftësive më të larta teknike të profesorëve dhe ekspertëve të këtij programi. Kandidati, falë asaj që ka mësuar do të jetë në gjendje që të mund të përmbushë rolin e projektuesit në sektorin e fondeve europiane, të veprojë me aftësi të specializuara në menaxhimin e projekteve dhe planifikimit operacional lidhur me përgatitjen e programeve të ndryshme të bashkëfinancimit.
  • Shoqëritë italiane të cilat operojnë në Shqipëri, kanë nevojë për një staf të kualifikuar i cili jo pak herë mungon. A është e mundur që ky boshllëk të plotësohet përmes trajnimeve “ad hoc”, në vetë këto kompani?
  • Sipas të dhënave zyrtare të qerverisë shqiptare, aktualisht në Shqipëri janë mbi 23 mijë bashkëatëdhetarë tanët. Shifra këto të një fenomeni për të cilin flitet pak dhe që realisht po nis të marrë karakteristikat e një boom-i real. Shqiperia po përjeton një periudhë ndryshimesh të thella dhe po bëhet gjithnjë e më shumë tërheqëse në shumë aspekte dhe për shumë njerëz. Motoja jonë personale është “We Build the Future” (“Ne ndërtojmë të ardhmen”) dhe synimi ynë është të ndihmojmë studentët në ndërtimin e të ardhmes së tyre dhe për këtë arsye ne dëshirojmë që ti udhëheqim e ndjekim ata deri në momentin e përfshirjes së tyre në botën e punës. Studentëve nuk duhet ti mësojmë vetëm modelet ekonomike apo legjislacionin më të fundit, por është e nevojshme që atyre ti jepet mundësia e pasjes së mjeteve të nevojshme në mënyrë që të mund të ndërlidhen me inovacionin teknologjik që është në rritje. Gjithashtu vëmendje e vecantë duhet ti kushtohet edhe evoluimit dhe zhvillimit që tregu i punës ka pësuar. Ne konsultohemi shumë me kolegët tanë dhe përpiqemi të ofrojme rrugë sa më inovative për të përmbushur dhe zgjidhur cdo problem që shoqëria ka në një mënyrë efektive dhe sa më të shpejtë, pra shihet pak a shumë si një treg i dyanshëm ku nga njëra anë qëndrojnë studentët dhe nga tjetra punëdhënësit që do i punësojnë ata. Prej tyre merren ide për të kuptuar se cfarë nevojitet realisht për 3, 4 ose 5 vitet e ardhshme, ata duhet të kenë gjithashtu mundësinë e pasjes së një karriere në përputhje me ambicjet dhe pritshmëritë e tyre. Misioni i ri i universiteteve duhet të jetë ai i arritjes së vendosjes së kontaktit me mjedisin real                       socialo-ekonomik, e kjo përmes promovimit dhe transferimit të njohurive dhe informacioneve të reja. Ky funksion i ofron mundësinë studentëve që ata të përfshihen lehtësisht në tregun e punës duke u bërë kështu një mjet i rëndësishëm në botën e punësimit. Sigurisht që një nga pikat e lidhjes mes botës akademike dhe botës së punës është zotësimi i aftësive që përfshijnë: përshtatshmërinë, fleksibilitetin individual, aftësinë e të mësuarit dhe transferimit të informacionit të marrë, në aftësi bazuar në objektivat dhe prioritetet të cilat cilësohen si më të rëndësishme. Ndër objektivat që kemi vendosur për studentët tanë, sigurisht që synojmë po ashtu edhe konsolidimin  e aftësive lidhur me profesionalizmin, rritjen e elementëve që lidhen me karrierën profesionale dhe që i bëjnë ata të përfitojnë aftësi dhe kompetenca operacionale për një menaxhim sa më të mirë të karrierës së tyre profesionale.
  • Në cfarë mënyre jeni duke e realizuar këtë?
  • Përmes intensifikimit të aktiviteteve e seminareve trajnuese, duke qënë se ato ofrojnë mundësinë e përmirësimit të aftësive të nevojshme për një hartim efektiv të biografisë, menaxhimin e intervistave për punë, zhvillimin e aftësive vetëprezantuese dhe përdorimin e teknikave dhe strategjive kërkimore aktive në punë dhe përmes aktivizimit në praktikat në organizatat e ndryshme e kompanitë në Shqipëri dhe në Itali me qëllim rritjen e njohurive dhe aftësive profesionale të studentëve për lehtësimin e integrimit të sapo diplomuarve në botën e tregun e punës.