Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Wisdom po zbaton projektin “YouCOME” dhe në këtë kuadër u zhvillua aktiviteti i parë për përhapjen e informacionit tek të rinjtë.

Ky aktivitet u realuzua me sukses ku pjesëmarrës ishin 60 të rinj. Ato u informuan mbi projektin dhe për hapin tjetër, i cili është trajnimi i tyre 4 ditor mbi 8 tema të cilat janë shumë interesante dhe i ndihmojnë të rinjtë në formimin e tyre.

Studentët shfaqën interes duke qenë që gjate këtij aktiviteti u be dhe një simulim i trajnimit që do të zhvillohet në datat 15/15/21/22 Dhjetor 2022, që do të pasohet nga 2 trajnimet e tjrea 4 ditore.

 

Projekti YouCOME po zbatohet falë mbështetjes financiare nga programi Erasmus+. Erasmus+ është programi i BE-së për të mbështetur arsimin, trajnimin, rininë dhe sportin në Evropë.

Qëllimi kryesor i projektit Erasmus+ CBY “mYOUth Liderët e Marketingut Dixhital për Zhvillim të Qëndrueshëm [YouCOME]” është të gjenerojë dhe shpërndajë njohuri në lidhje me qëndrueshmërinë dhe përgjegjësinë sociale, duke u ofruar të rinjve njohuri të marketingut dixhital dhe mjete të mediave sociale për zbatimin e Objektivave te Zhvillimit të Qëndrueshëm. Aktivitetet bazohen në një qasje të edukimit formal dhe joformal.