Erasmus + është një nga mjetet kryesore
për ndërtimin e Zonës Evropiane të
Edukimit, e cila fokusohet në cilësinë e
mësimdhënies dhe trajnimit dhe në
qasjen për një arsim cilësor për të gjithë.
Për këtë arsye, arsimi luan një rol themelor
për këdo dhe secili mund të përfitojë
nga një sërë mundësish që i ofrohen
gjatë studimeve nga programet Erasmus
+.
Erasmus + promovon zhvillimin personal
dhe profesional të qytetarëve dhe u
ofron njerëzve të të gjitha moshave
mundësinë për të zhvilluar dhe ndarë
njohuritë, si dhe aftësitë dhe përvojën e
lëvizshmërisë europiane në universitete,
institute dhe organizata të ndryshme.
Gjithashtu, ju jep mundësine të përmirësoni
njohuritë në gjuhë të huaj, të
takoni studentë nga vende të tjera dhe
ndani përvoja në fusha të ndryshme
studimi si në prezencë ose në distancë.
Erasmus + ju afron me kultura dhe sisteme
të ndryshme arsimore, të përjetoni
përvoja të trajnimit profesional ose të
kaloni një periudhë studimi ose praktike
në një institucion tjetër arsimor europian.
Erasmus + ofron mundësi të
shkëlqyera për studentët e të të gjitha
niveleve dhe programeve të studimit.