Ky program është i orientuar drejt thellimit të njohurive profesionale
dhe akademike në fushën e menaxhimit të turizmit.
Studentët që do të regjistrohen në këtë program duhet të
kenë pëfunduar studimet bachelor në shkencat ekonomike
apo shoqërore.
Një avantazh për studentët do të ishte njohja e një apo disa
prej gjuhëve të huaja (të preferuara gjuhët zyrtare të Bashkimit
Europian), si anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht apo
spanjisht.
Në këtë mënyrë, këta studentë do të kenë mundësi të
shfrytëzojnë literaturën bashkëkohore moderne, e cila disponohet
kryesisht në gjuhët e përmendura.
Qëllimi kryesor i “Programit me Karakter Profesional në
Menaxhim Turizmi”, është “zhvillimi i personalitetit të
nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon
dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale
që lidhen drejtpërdrejt me shërbimet në industrinë e
hotelerisë dhe turizmit, si dhe për të vijuar arsimin dhe formimin
në nivele më të larta”.