Nga kërkimi analitik lidhur me fëmijet me aftësi të kufiuzara fashën shkollore në Shqipëri të realizuar
nga Unicef dhe Save the Children, vihet re një përqindje e rëndësishme e fëmijeve dhe të rinjve me
aftësi të kufizuara apo vështirësi në të mësuar.
Konteksti i projektit: Pavarësisht progreseve të realizuara në vitet e fundit, Shqipëria ka ende vonesa
të dukshme lidhur vëmendjes ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe përfshirjen e tyre në sistemin
edukativ.
Ka dalë në pah nevoja për të përforcuar institucionet dhe për të siguruar mjetet për përfshirjen e fëmijëve
me aftësi të kufizuar në sistemin shkollor publik.
Projekti parashikon formimin e pedagogëve në mënyrë të tillë që të përfitojnë njohuritë e duhura për
të përcaktuar problematikat e mundshme dhe raportuar te prindërit në mënyrë që mëtej të mund të
ndërmarrin një vlerësim nën kujdesin professional.
Objektivi: Promovimi i të drejtës së edukimit gjithëpërfshirës për fëmijët me aftësi të kufizuara, formimi
i pedagogëve dhe informimi i familjeve të fëmijëve me vështirësi.
Rezultatet e pritura:
1.Takime informuese dhe formuese për fëmijët dhe të rinjtë e sinjalizuar nga pedagogët;
2.Zhvillim në nivelin kombëtar të një strategjie për edukimin përfshirës së fëmijëve me aftësi të
kufizuar;
3.Zhvillimi i një plani operacional kombëtar për edukimin përfshirës së fëmijëve me aftësi të kufizuar
4.Realizimi i trainimeve formuese mbi edukimin përfshirës së fëmijëve me aftësi të kufizuar; strategji
sensibilizimi; këshillim me mësues dhe prindër; identifikimi i projekteve mbështetëse në
edukimin përfshirëssensibilizzazione.

Motivimi: Institucioni ynë synon të kryejë projektin e përfshirjes me bindjen që objektivi parësor të
garantojë suksesin formues të çdo nxënësi si ata që mësojnë thjeshtësisht si ata që shfaqin vështirësi
dhe Nevojë për Edukim të Veçantë; në brendësi të një fushe më të gjerë arsimore në lidhje me diversitetin
dhe të të drejtave të njeriut. Qëllimi është që ky propozim të japë mundësinë për të implementuar
një Shkollë që favorizon suksesin shkollor individual dhe të të gjithëve.
Jemi të bindur mbi baza të standardeve europiane që duhet të kapërcehet vizioni tradicional i mësimdhënies
dhe të zbatohen parimet pedagogjike të individualizimit dhe personalizimit duke dhënë
një mësimëdhënie gjithnjë e më efikase, duke përshtatur objektiva dhe strategji në nevoja dhe karakteristika
të çdo njërit student e për ti dhënë të tërëve mundësinë për të përftuara dhe zotëruar aftësi.
Heterogjeniteti aktual nëpër klasa diktojnë nevojën e një mësimëdhënie me cilësi që mundëson përshirjen
e dallimeve, duke i dhënë vlerë të shtuar përmes didaktikës gjithëpërfshirëse.
Gjithëpërfshirja duhet të mendohet si e domosdoshme për përmirësimin e cilësisë së jetës së nxënësit
përmes përvetësimit së aftësive konjitive, komunikative, sociale dhe autonome në një kontekst të
karakterizuar nga marrëdhënie kuptimplota.
Metodologjia narrative: Tregimi përbën një mjet efektiv të reflektimit për ndërtimin e kuptimeve
interpretuese të realitetit dhe në një nivel edukativ paraqet një mjet tepër efektiv në të mësuarin, duke
lejuar organizimin e mendimit për të shkëmbyer përvoja dhe njohuri përmes aktivizimit të aftësive të
shumta: njohëse, gjuhësore, perceptuese, vrojtuese. Metodologjia narrative bazohet në përmbajtje të
karakterizuara nga një strukturë tematike dhe një sekuencë kohore që lehtëson përvetësimin e njohurive
të reja dhe aftësive multidisiplinare. Strukturimi i mendimit dhe përvetësimi i rregullave të komunikimit,
të cilat karakterizojnë formën narrative, përfaqësojnë bazën e procesit të shkrimit e leximit,
pasi përmes praktikës së të treguarit tingujt dhe shenjat marrin kuptim, duke lejuar ndërveprimin në
një kontekst kuptimplotë. Kjo metodologji lejon të mësuarin shumë-shqisor, të bazuar në shfrytëzimin
e në shumë kanaleve perceptuese: pra përvetësimi i aftësive komunikuese mund të ndodhë përmes
gjuhëve të ndryshme nga leximi dhe shkrimi (p.sh., imitues-gjestual, dramatik, ikonik, muzikor); ajo që
ka rëndësi për nxënësin tonë është të jetë në gjendje të aktivizojë një kanal që i lejon atij të kuptohet
nga një bashkëbisedues dhe që ky i fundit ta kuptojë, duke përdorur forma alternative të komunikimit
ndaj shprehjes verbale.
Tregimi gjithashtu përfaqëson një mjet të fuqishëm për stimulimin e imagjinatës dhe arsyetimin
krijues (psh: shpik një përfundim tjetër, tregon duke u dhënë protagonistëve karakteristika të kundërta
të tregimit; formulon hipoteza ose parashikime në atë që do të ndodhë).
Për më tepër, metodologjia narrative ka implikim gjithashtu në një nivel psikologjik lidhur me rrëfimin
dhe dëgjimin e tregimeve. Përgjatë dëgjimit apo rrëfimit të një historie, nxënësit ndihen të përfshirë
emocionalisht dhe mund t’i menaxhojnë emocionet e tyre përmes mënyrave të përshtatshme të të
shprehurit. Nxënësit ndihen të kënaqur nga një aktivitet motivues dhe mësojnë pa ndikuar në vetëvlerësimin
e tyre, sepse ata e përjetojnë tregimin si një aktivitet të gjallë dhe të njohur, i cili nuk i krijon
ankth dhe nuk i vendos ata në konkurrencë me shokët e tyre të klasës me kërkesë për performancë
përtej mundësive të tyre.
Metodologjia e decentralizimit: Metodologjia e decentralizimit i ndihmon nxënësit të mësojnë t’i
shohin gjërat nga një këndvështrim tjetër, ose më mirë, nga këndvështrimi i dikujt tjetër. Është një
teknikë që kërkon durim dhe gatishmëri për të vënë në diskutim nëse mënyra jonë e të menduarit
nuk është e vetmja e mundshme, por është një nga shumë të mundshmet, dhe të gjitha me të njëjtin
dinjitet.
Aftësia për të mësuar këtë aftësi do t’i bëjë studentët të dalin nga egocentrizmi i tyre dhe të jenë më
tolerantë dhe të aftë për të kërkuar një krahasim respektues me tjetrin.

– në gatishmërinë për të “dëgjuar” të tjerët, për të kuptuar alfabetin e emocioneve si dhe atë të
gjuhës;
– në kuptimin që për tjetrin jam tjetri;
– në adoptimin e teknikave të punës bashkëpunuese;
– në pranimin që mund të jenë në gabim;
– në pranimin e ndihmës nga të tjetrët;
– në pranimin e shkollës si një vend për diskutim;
– në miratimin e konteksteve fleksibël të të mësuarit ndryshe nga strukturat e ngurta dhe të rezikshme.