Thirrje për kompani dhe ekspertë për krijimin e Online Platform në kuadër të projektit

 

Titull i Projektit: “Për përmirësimin e shërbimeve të shëndetit mendor në sistemin e kujdesit parësor në Shqipëri”,

 

Përshkrim i shkurtër i projektit :

Kolegji Universitar Wisdom është nënkontraktuar nga IANS, Instituti Për Aktivizëm dhe Ndryshim Social dhe është duke zbatuar disa aktivitete në kuadër të projektit  “Për përmirësimin e shërbimeve të shëndetit mendor në sistemin e kujdesit parësor në Shqipëri”  i cili  financohet nga Ambasada Zvicerane dhe zbatohet nga IANS në Shqipëri.

Ky projekt ka si objektiva

 

1 – Sigurimi i një infrastrukture dhe programi arsimor funksional dhe të aksesueshëm, duke garantuar parimet e mirëqenies dhe sigurisë personale për stafin e sistemit të kujdesit parësor në Shqipëri.

2- Ofrimi i trajnimeve dhe shërbimeve cilësore të shëndetit mendor për stafin e sistemit të kujdesit parësor, për të rritur efikasitetin në punë dhe për komunitete të shërbyera mirë.

3- Emancipimi institucional dhe shoqëror në lidhje me mbrojtjen e shëndetit mendor, parandalimin dhe koordinimin e politikave arrihet përmes një partneriteti të qëndrueshëm publik-privat”.

 

Në kuadër të projektit kërkojmë një kompani IT e cila do të krijojë domainin dhe platformën On line si dhe mirëmbajtjen pas krijimit.

Kushte të përgjithshme:

  • Të jetë subjekt i regjistruar dhe të ketë objekt shërbimet e kërkuara;
  • Dorëzimi i ofertës do të bëhet vetëm nëpërmjet email në adresën e organizatës wisdom@gmail.com ose në adresën postare
  • Nuk pranohen ofertat dorazi.
  • Pagesa e subjektit kryhet pas marrjes së shërbimit;
  • Operatori preferohet te ushtrojë aktivitetin e tij në territorin e Shqipwrisw dhe si të ketë si objekt prokurimi në Qkr materialet e sipërkërkuara.
  • Operatori ekonomik duhet të përmbushë specifikimet teknike të vendosura nga AK.

 

Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit te kontaktit si dhe ibanin e bankes. Gjithashtu ofertuesit, krahas Ofertes  financiare të plotësuar, e cila duhet të jetë në ALL dhe TVSH të përfshihet në kosto/çmim, duhet të paraqesin edhe këto dokumenta:

  • NIPT për ushtrimin e aktivitetit / Ekstraktin e QKR;
  • Ofertën financiare për krijimin e domainit dhe paltformws
  • Afati i lëvrimit realizimit të shërbimit/punës do të jetë brenda 30 diteve nga momenti I konfirmimit te fituesi

 

  1. 1 Ekspert për hartimin e përmbajtes që do të hidhet në platformën e krijuar

Përshkrimi i detyrave:

1.Eksperti do të angazhohen me kontratë shërbimi në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të mëposhtme :

2.Përgatitja dhe hartimin përmbajtes që është e nevojshme për funksionimin e Platformës Online me informacione të ndryshme në lidhje me sistemet dhe parimet e mirëqenies dhe sigurisë personale për stafin e sistemit të kujdesit parësor në Shqipëri

3.Të bashkëpunojë me kompaninë për të përdorur formatin e duhur

4.Të bashkepunojë me ekspertët e fushës në hedhjen e të dhënave dhe informacionin

Kriteret:

Preferohen kandidatё tё cilёt:

 

  • Kanё eksperiencё nё hartimin e metodologjive
  • Kanё njohuri të mira në njohjen e mirëqenies dhe sigurisë personale për stafin e sistemit të kujdesit parësor në Shqipëri
  • Njohin mirё nevojat e grupit sepse synohet qw operatorët privatë janë më të informuar për avancimin e efektivitetit të shërbimit të për sistemit të kujdesit parësor në Shqipëri për komunitete më të sigurta dhe të shërbyera mirë dhe mbështetin aktorët e shoqërisë civile dhe pushtetin qendror në këtë ndërmarrje të rëndësishme në prag të strategjisë së re për shëndetin mendor në Shqipëri

Aplikimi:

Kandidadёt duhet tё paraqesin brenda dates 16.06.2022 dokumentat qё vijojnё në adresën e emailit: rdi.wisdom@gmail.com

  1. Diplomat (Bachelor dhe Master)
  2.  Curriculum Vitae
  3.  Letёr interesi

Kandidatёt do t’i nёn shtrohen njё interviste me gojё

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

 

Projekti “Për përmirësimin e shërbimeve të shëndetit mendor në sistemin e kujdesit parësor në Shqipëri” finacohet nga Ambasada Zvicerane dhe zbatohet nga IANS