Kursi veror “‭MULTILINGUIZMI, EDUKIMI GJUHËSOR DHE DIALOGU ‬NDËRKULTUROR NË BE”
Kohëzgjatja: 04-08 Korrik, 2022
Online: në platformën Zoom
Kursi mund të ndiqet pa pagesë nga studentë që studiojnë në universitetet shqiptare ne Shqipëri, studentë të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut dhe nga gjithkush që është i interesuar për temën.
Regjistrohuni duke dërguar një e-mail në adresën: manjola_zacellari@yahoo.com
Ligjëratat do të mbahen nga koordinatorja e projektit dr. Manjola Zaçellari dhe anëtarët e tjerë të Modulit.
Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje.