Përshkrimi i përgjithshëm i programit, misioni, qëllimi dhe
objektivat e tij.
Ky program është i orientuar drejt thellimit të njohurive profesionale
dhe akademike në fushën e menaxhimit të ushqimit
dhe pijeve. Studentët që do të regjistrohen në këtë program
duhet të kenë përfunduar maturën shtetërore.
Një avantazh për studentët do të ishte njohja e një apo disa
prej gjuhëve të huaja, si anglisht apo italisht. Në këtë mënyrë,
këta studentë do të kenë mundësi të shfrytëzojnë literaturën
bashkëkohore moderne, e cila disponohet kryesisht në
gjuhët e përmendura. Kurrikulat dhe programet e lëndëve
janë hartuar nga specialistët më të njohur në vend, në
bashkëpunim me specialistë të huaj në përputhje të plotë
me kërkesat e legjislacionit në fuqi në RSh, me Deklaratën e
Bolonjës, me standardet më të mira të tjera ndërkombëtare,
sipas treguesve të përcaktuar nga Shoqata Evropiane për
Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA). Po ashtu, një
ndër objektivat kryesore të KU“Wisdom” është respektimi,
mbrojtja dhe promovimi i parimeve dhe rregullave të etikës
së kërkimit shkencor, lirisë akademike dhe i autonomisë së
institucioneve të arsimit të lartë, në përputhje me Deklaratën
e Limës mbi Lirinë Akademike dhe Autonominë e Institucioneve
të Arsimit të Lartë të vitit 1988, si dhe Deklaratën Dar es
Salaam mbi Lirinë Akademike dhe Përgjegjësinë Shoqërore
të Akademikëve të vitit 1990. Programi me karakter profesional
“Menaxhim në Ushqim dhe Pije” në KU“Wisdom” do të
mundësojë një njohje të thelluar të aspekteve më të rëndësishme
të menaxhimit të ushqimeve dhe pijeve në bar-restorante
dhe hotele. Ky program i drejtohet të rinjve, që kanë
eksperiencë në këtë fushë, por që aspirojnë të bëhen menaxherë
në këtë sektor ose të hapin një biznes në këtë fushë.
Veprimtaritë formuese kryesore të këtij programi studimi
janë: leksionet, seminaret, ushtrimet, punët individuale, praktika
profesionale, mentorimi akademik, organizimi i leksioneve
dhe seminareve nga profesorë të ftuar ndërkombëtar
dhe kombëtar etj.